Disa kompani të Bazelit, duke përfshirë gjigantin farmaceutik Novartis dhe qendrën masive të ekspozitës së qytetit, po mbështeten te skifterët për të përzënë pëllumbat, sorrat dhe zogjtë e tjerë që prishin fasadat dhe ballkonet me jashtëqitjet e tyre, përcjell albinfo.ch.
Ata kanë angazhuar skifterë, të cilët lëshojnë zogjtë e tyre grabitqarë nga çatitë e klientëve të tyre.
“Gjatë pandemisë, kur njerëzit punonin nga shtëpia, shumë pëllumba dhe sorra ishin vendosur dhe kampusi ynë u bë shumë i pistë”, tha një zëdhënës i Novartis për transmetuesin publik SRF.
Kompania shtoi se asnjë zog nuk dëmtohet gjatë këtyre operacioneve speciale: “Shpendët janë përzënë butësisht, por nuk vriten”.