Lajme
Zvicra u përgjigjet kritikave të Gjermanisë për emigrantët tranzitë
Ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, ka hedhur poshtë sugjerimet se autoritetet zvicerane thjesht po “përcjellin me dorë migrantët” në rrugën e azilit.
Të dielën, nënkryetarja e grupit parlamentar të Gjermanisë CDU/CSU i tha gazetës NZZ am Sonntag se raportet e rojave kufitare zvicerane që lejojnë azilkërkuesit të kalojnë nëpër Zvicër për të arritur destinacionet e tyre të preferuara – si Franca ose po dëmtojnë zonën Shengen”, transmeton Albinfo.ch.
Andrea Lindholz po i referohej në mënyrë specifike situatës në kufirin lindor të Zvicrës, ku deri në 1000 emigrantë në javë, kryesisht të rinj afganë, po mbërrijnë aktualisht, por nuk aplikojnë për azil.
“Zvicra po shkel marrëveshjet e Dublinit duke i lënë emigrantët të kalojnë”, theksoi ajo.
Keller-Sutter si kundërpërgjigje hodhi poshtë idenë se lënia e emigrantëve të lëvizin përpara përbën shkelje të rregullave të azilit të “Dublinit” për 26 shtetet Shengen. “Nëse këta njerëz nuk aplikojnë për azil dhe thjesht udhëtojnë përpara, atëherë nuk ka shkelje nga Procesi i Dublinit”, tha Keller-Sutter për televizionin publik zviceran SRF. Policia mund të kryejë kontrolle, por nuk mund të ndalojë emigrantët, tha ajo, përcjell albinfo.ch.
Gjermania dhe Zvicra vazhdojnë të bashkëpunojnë mirë dhe të punojnë së bashku për të trajtuar migracionin e paligjshëm, tha Keller-Sutter.
Çka janë rregullat e Dublinit?
Rregullat e Dublinit thonë se shteti Shengen përgjegjës për përpunimin e një kërkese për azil është përgjithësisht vendi i “pikës së parë të hyrjes së parregullt”. Megjithatë, që nga viti 2015 dhe numri i madh i emigrantëve që mbërrijnë në Evropë, politikëbërësit në Bruksel janë përpjekur të reformojnë procesin për të reduktuar barrën mbi shtetet kufitare si Greqia dhe Italia dhe për të rishpërndarë migrantët në mënyrë më të barabartë në gjithë Evropën.
Në mes të tetorit, numri i kalimeve të parregullta në Bashkimin Evropian arriti nivelin më të lartë që nga viti 2016, tha agjencia evropiane e sigurisë së kufijve Frontex.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











