Lajme
BE: Bankat të kryejnë pagesa të menjëhershme
Komisioni Evropian ka propozuar një ligj, sipas të cilit bankat do të duhet të kryejnë menjëherë të gjitha transaksionet në euro – pa kosto shtesë.
Sipas propozimit të Komisionit, pagesat në BE dhe Zonën Ekonomike Evropiane do të vendosen menjëherë në llogari, pavarësisht nga ora dhe dita e javës dhe nëse është ditë pune apo jo.
Tani duhet të prisni deri në tre ditë, veçanërisht nëse pagesa bëhet në fund të javës dhe zakonisht duhet të prisni deri të hënën që paratë të shfaqen në llogarinë tuaj, raporton euronews.
“Të kalosh nga një pagesë e ditës tjetër në një pagesë 10 sekondëshe, është si të kalosh nga posta e zakonshme në email”, tha Komisionerja e Shërbimeve Financiare, Mairead McGuinness.
“Sot, pothuajse nëntë nga dhjetë transfere krediti në euro janë ende të përpunuara si transfere tradicionale ‘të ngadalta’. Nuk ka asnjë arsye pse shumë qytetarë dhe kompani në BE nuk mund të dërgojnë dhe marrin menjëherë para, teknologjia që mundëson pagesat e menjëhershme ekziston që nga viti 2017”, shton komisionerja.
Në praktikë, ndryshimet do të nënkuptojnë:
Të gjitha bankat duhet të ofrojnë pagesa të menjëhershme për të gjithë klientët e tyre;
Pagesat e menjëhershme do të ofrohen pa kosto shtesë sesa transfertat normale të kredisë;
Bankat do të duhet të kontrollojnë nëse numri i llogarisë përputhet me emrin e përfituesit të pagesës dhe të paralajmërojnë paguesin për çdo rrezik mashtrimi.
Aktualisht, disa banka paguajnë shumë më tepër për një transfer pagese të menjëhershme – deri në 30 euro në disa raste – sesa për transfertet tradicionale.
Lëvizja vjen mes reformave më të gjera financiare të BE-së, duke përfshirë futjen e shumëpritur të një euro dixhitale.
Projektligji i propozuar, i cili ka nevojë për miratim nga shtetet e BE-së dhe Parlamenti Evropian për t’u bërë ligj, do t’u japë bankave në eurozonë gjashtë muaj kohë për të nisur projektin e pagesave të menjëhershme në euro.
Bankave në BE do t’u jepen 24 muaj për t’u përshtatur me rregullat e reja.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













