Lajme
Orë letrare dhe ekspozitë në Kapfenberg të Austrisë, në kuadër të festave të nëntorit
Të vërshuar nga shumë qytete të Austrisë, përfaqësues shoqatash dhe dashamirë të artit u bashkuan duke i dhënë një ngjyrë tejet profesionale këtij organizimi, njofton albinfo.at
Në një sallë të rregulluar për mrekulli, me një skenografi të veçantë, duket se aktivistët e shoqatës “Internacionale” në krye me Naim Sadikun dhe Vehbi Halitin tashmë i kanë specializuar organizimet e orëve letrare dhe ekspozitave. Salla në mes të qytetit të vjetër ishte bërë pikëtakim i poetëve dhe dashamirëseve të fjalës së shkruar artistike. Të vërshuar nga shumë qytete të Austrisë, përfaqësues shoqatash dhe dashamirë të artit u bashkuan duke i dhënë një ngjyrë tejet profesionale këtij organizimi, ku ishin ideuar që nga skena e deri te muzika shqipe.
Që takimet e tilla në Kapfenberg bëhen gjithmonë ndryshe, kjo u pa edhe nga moderimi jo i zakontë i Vehbi Halitit, i cili paraqitjet kësaj radhe i bëri më spontane me një fjalor afërsie për të pranishmit dhe herë-herë me thënie të njohura filozofike që lidheshin me shkrimtarët, raporton albinfo.at.
Në emër të Krijuesve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë në Austri foli z. Anton Marku, ku theksoi veprimtarinë e kësaj shoqate ndër vite.
Violeta Allmuca foli për promovimin e librit të botuar nga Hazir Mehmetit me titull “Aktivitete letrare në Austri”, librin e Angjelina Markut “Shtyje Hënën”, të Kimete Zahiti – Ternava “Kthehu nga Drita”, të Ramiz Selimit “Rrënjët e kujtesës”, të Anton Markut “Nga një kohë në tjetrën”, ndërsa Kimete Krasniqi foli për librin e vet “Dashuria e Nënës”. Pas promovimit, autorët lexuan nga dy poezi dhe tregime të shkurtra.
Më pas u hap ekspozita nga artisti Haxhi Fejzullahu, i cili kishte përgatitur enkas për festat e nëntorit një kolazh me punime “Vetëm shqip”, me tema nga shqiponja në forma dhe mënyra të ndryshme, të cilat u pritën shumë mirë nga publiku.
Këshilli Koordinues i Shoqatave në Steiermark, në krye me Valton Halimin dhe Fatmir Osmanin, u shpërndan mirënjohje artistëve, të cilët kishin marrë më shumë se një herë pjesë në aktivitete të ndryshme në Steiermark. Ky aktivitet u ndoq edhe nga artisti i instrumenteve frymore, z.Isuf Tershana, me kavall, me disa melodi të zgjedhura për këtë aktivitet. Organizatori ishte kujdesur edhe për një bufe të pasur me ushqime dhe pije. Në fund të themi se përveç këtij organizimi në Steiermark, për festat e nëntorit janë planifikuar edhe koncerte dhe aktivitete të ndryshme sportive, duke treguar se ky regjion në Austri si çdo vit, ka aktivitete të ngjeshura kulturore.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt













