Shqipëria
Shqiptarët refuzohen më shumë se të tjerët nga BE
Shqiptarët janë populli më i “padëshiruar” nga Bashkimi Europian, kjo në raport me numrin e lartë të atyre që përpiqen të emigrojnë në shtetet e “Bllokut”.
Të dhënat nga Organizata Europiane e Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX tregojnë se emigrantët nga Shqipëria kryesojnë listën e të kthyerve me forcë me mbi 5 mijë raste duke u ndjekur nga Tunizia, Gjeorgjia, Maroku e Turqia, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Gjithashtu, shqiptarët renditen të shtatët në botë për numrin më të lartë të emigrantëve që qëndrojnë në mënyrë të parregullt në një nga vendet e “unionit”.
Të dhënat e FRONTEX tregojnë se numri i emigrantëve të parregullt nga Shqipëria që kërkojnë një strehë në vendet e Bashkimit Europian ka ardhur duke u rritur, duke arritur në gati 26 mijë vitin e shkuar.
Në vitin 2021, Bashkimi Europian raportoi rreth 200 mijë kalime të paligjshme kufitare në shtetet anëtare. Kjo sipas Raportit të FRONTEX ishte më e larta e regjistruar që nga viti 2017.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












