Lajme
Maurer provokon për pasuesin e tij: “Me rëndësi të mos jetë transgjinor”
Përderisa nuk është një `ai-ajo, është mirë", ka thënë ai, duke menduar për personat transgjinorë ose homoseksualët. Deklarata ka ngjallur reagime
Ministri federal në dorëheqje, Ueli Maurer thotë se ai nuk ka ndonjë preferencë për sa i përket gjinisë së pasardhësit të tij – “përderisa nuk është një “ai-ajo”, është mirë”, ka thënë ai, duke menduar për personat transgjinorë ose homoseksualët, transmeton albinfo.ch. Kjo deklaratë e tij ka ngjallur reagime të ndryshme.
Maurer kishte caktuar në mënyrë të befasishme një konferencë për media të premten. Me atë rast politikani 71 vjeçar ka njoftuar dorëheqjen e tij: ministri i financave dëshiron të largohet nga Këshilli Federal, në fund të vitit.
“Nuk ka shumë rëndësi për mua nëse pasardhësi im është një grua apo një burrë – për sa kohë që nuk është një “Ajo”, është mirë,” thotë Maurer i pyetur nëse gjinia e pasuesit të tij luan ndonjë rol.
I pyetur nga 20 minuten, Departamenti Federal i Financave nuk pranoi të komentonte deklaratën e ministrit Maurer.
Ndërkaq, në Twitter, reagimet për këtë deklaratë janë të përziera. Marco Vogt, anëtar i bordit të SVP Stäfa, thotë me entuziazëm: “Një perlë nga këshilltari federal Ueli Maurer për dorëheqjen”.
Roman Heggli, menaxher i organizatës LGBTQ Pink Cross, thotë për “ZüriToday” se deklarata ishte “e marrë” dhe gjithashtu tregon se si Ueli Maurer nuk ka endtuziazëm për asgjë, përcjell albinfo.ch. “Të merresh me shoqërinë moderne nuk është puna e tij”, thotë Heggli.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














