Lajme
6 diplomatë rusë shpallen ‘non grata’ në Mal të Zi
Në arsyetimin e vendimit thuhet se ata shpallen non grata “për shkak të veprimtarive që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës"
Përmes një njoftimi, Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka bërë të ditur se ka shpallur persona non grata gjashtë diplomatë rusë të akredituar në Podgoricë.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se ata shpallen non grata “për shkak të veprimtarive që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike dhe marrëdhëniet e vlerësimit dhe respektit të ndërsjellë mes dy vendeve”.
Agjencitë ligjzbatuese në Malin e Zi kanë ndërmarrë të enjten një operacion masiv kundër një grupi personash që dyshohen si agjentë të spiunazhit rus.
Autoritetet lokale kanë deklaruar se forcat speciale, nën drejtimin e Agjencisë për Sigurinë Kombëtare dhe Prokurorisë së Posaçme, kanë arrestuar dhjetëra persona në Podgoricë.
Sipas burimeve zyrtare, të arrestuarit janë kryesisht shtetas rusë, por edhe malazezë, mes të cilëve një funksionar i administratës shtetërore.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











