Kosova
Dimër i vështirë për Kosovën, çmimet e druve dhe peletit në nivelin më të lartë
Çmimet e druve në Kosovë kanë shënuar një ngritje në krahasim me muajt e kaluar për shkak të sezonit të dimrit. Aktualisht, një metër dru kushton prej 70 deri 80 euro. Rritje të çmimi ka pësuar edhe buka, nga 50 në 60 centë. Kurse, një ton pelet ka shkuar në mbi 500 euro, nga 200 sa ishte më herët.
Qytetarët për të cilët ngrohja me dru është e vetmja mënyrë për të përballuar temperaturat e ulëta gjatë dimrit, thonë se çmimi është i lartë dhe i papërballueshëm për ata, por megjithatë duhet të bëjnë ndonjë zgjidhje dhe t’i marrin ato.
“Akoma nuk kemi blerë dru. Shtrenjtë po shkojnë, 70 a 80 euro metra, kush punon prapë diçka bënë, por për ata që janë me social, shtrenjtë. Vitin e kaluar ka qenë çmimi i druve 30 euro, tash 60 është bërë”.
Kurse, shitësit e druve kanë deklaruar se kush i shet drutë, janë lirë, ndërsa për ata që i blejnë, janë shtrenjtë. Sipas tyre, duhet shumë punë derisa t’i përgatisin ato për shitje, duke përmendur këtu prerjen e tyre, ngarkimin në kamion, pastaj transportin.
Edhe çmimi i peletit që përdoret shumë në Kosovë për ngrohje ka shkuar në kulm.
Një ton i kësaj lënde djegëse, vitin e kaluar ka kushtuar rreth 200 euro – sot kushton deri në 500.
Krahas rritjes së çmimit, në treg vërehen edhe mungesa të peletit. Arsyet janë të ndryshme, nga rritja e kërkesës deri te reduktimi i prodhimit.
Qeveria e Kosovës tashmë u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë dimrit të gjejnë alternativa për ngrohje, për shkak të situatës së paqëndrueshme energjetike.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci -
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online











