Lajme
Virusi që po ‘shkatërron’ kancerin
Nuk është hera e parë që shkencëtarët përdorin një virus për ta luftuar kancerin
Terapia e re, me të cilën po trajtohet një lloj i kancerit, po përdor një virus të zakonshëm për t’i infektuar dhe shkatërruar qelizat e dëmshme. Kjo po jep premtime të mëdha në provat e hershme njerëzore, thonë shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell Albinfo.ch.
Kanceri i një pacienti u zhduk, ndërsa të tjerë ishin dëshmitarë që tumoret e tyre të zvogëloheshin.
Ilaçi është një formë e dobësuar e virusit të ftohjes – herpes simplex – që është modifikuar për t’i vrarë tumoret.
Do të nevojiten studime më të mëdha dhe më të gjata, por ekspertët thonë se injeksioni në fund mund të ofrojë një shpëtim për më shumë njerëz me kancer të avancuar.
Krzysztof Wojkowski, një punëtor ndërtimtarie 39-vjeçar nga Londra perëndimore, është një nga pacientët që mori pjesë në provën e vazhdueshme të sigurisë në fazën e parë, të drejtuar nga Instituti i Kërkimit të Kancerit në Fondacionin Royal Marsden NHS Trust.
Ai u diagnostikua në vitin 2017 me kancer të gjëndrave të pështymës, pranë gojës. Pavarësisht operacionit dhe trajtimeve të tjera në atë kohë, kanceri i tij vazhdoi të rritet.
“Më thanë se nuk kishte alternativa për mua dhe po trajtohesha me terapinë e fundit të jetës. Ishte shkatërruese, kështu që ishte e pabesueshme të më jepej shansi që të bëhesha pjesë e kësaj prove”.
Një kurs i shkurtër i terapisë së virusit – i cili është një version i modifikuar posaçërisht i virusit herpes, i cili normalisht shkakton plagë të ftohta – duket se e ka pastruar kancerin e tij.
“Kam bërë injeksione çdo dy javë për pesë javë, të cilat ma zhdukën plotësisht kancerin. Unë jam qenë pa kancer për dy vjet tani”.
Injeksionet, të dhëna direkt në tumor, e sulmojnë kancerin në dy mënyra – duke i pushtuar qelizat kancerogjene dhe duke i bërë ato të shpërthejnë, dhe duke e aktivizuar sistemin imunitar.
Rreth 40 pacientë e kanë provuar trajtimin si pjesë e provës. Disave iu dha injeksioni i virusit, i quajtur RP2. Të tjerë gjithashtu morën një ilaç tjetër kundër kancerit – të quajtur nivolumab – gjithashtu.
Studiuesi kryesor, Prof Kevin Harrington, i tha BBC-së se rezultatet e trajtimit të parë ishin “vërtet mbresëlënëse” në një sërë kanceresh të avancuara, duke përfshirë kancerin e zorrës së trashë (ezofagit) dhe një lloji të rrallë të kancerit të syrit.
Nuk është hera e parë që shkencëtarët përdorin një virus për ta luftuar kancerin. Shërbimi Kombëtar Shendëtësor miratoi një terapi të bazuar në virusin e ftohtë, të quajtur T-Vec, për kancerin e avancuar të lëkurës disa vjet më parë.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese








