Gjuha
LAPSH, Cyrih: “Ambasada e Shqipërisë ndërhyn pa të drejtë në punët tona”
“Kryesia u njoftua nga arsimtarët mbi ndërhyrjen e subjektit të dytë "ABC Shkolla Shqipe" i cili bartet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë"
Kryesia e LAPSH-it “Naim Frashëri” për Kantonin e Cyrihut, së bashku më arsimtarët/et në procesin mësimor të mësimit në Gjuhën dhe Kulturën e Atdheut (GJKA), ka mbajtur takimin e radhës, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Sipas një njoftimi të lëshuar nga kjo kryesi, pika rreth të cilës është debatuar më shumë ka qenë gjendja aktuale në procesin e mësimit në Gjuhën dhe Kulturën e Atdheut (GJKA), në kantonin dhe qytetin e Cyrihut, pas ndërhyrjeve të subjektit të dytë për të organizuar mësim në gjuhën shqipe edhe në shkollat në të cilat LAPSH-i ka tashmë të hapura pikat shkollore dhe proces të vazhdueshëm mësimor
Kështu, siç thuhet më tutje në njoftim, “kryesia u njoftua nga arsimtarët mbi ndërhyrjen e subjektit të dytë “ABC Shkolla Shqipe”, i cili bartet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë. Ndërhyrjet gjoja për të organizuar mësim edhe në ato shkolla ku mësimi organizohet këtu e 30 vjet nga LAPSH-i, vetëm sa ka krijuar huti, çorientim dhe irritim te nxënësit, prindërit dhe vetë shkollat e vendit, transmeton albinfo.ch.
Madje, përfaqësuesit e shkollave në fjalë “shpesh bëjnë pyetje se pse janë organizuar dy kurse (dy shkolla shqipe) në të njëjtën shkollë!
Ne si shumë herë më parë i bëjmë thirrje Ambasadës shqiptare të heqë dorë nga një praktikë e tillë negative gjoja në emër të organizimit të mësimit plotësues. Në Zvicër dhe në kantonin e Cyrihut, ka ende komuna dhe qytete ku mësimi, për arsye të ndryshme nuk zhvillohet dhe atje ka hapësirë të mjaftueshme për organizim mësimi në gjuhën shqipe. Meqenëse kjo dukuri ka marrë përmasa të mëdha, po ashtu i bëjmë thirrje Ambasadës së Kosovës që të ndërhyjë tek homologët e Ambasadës së Shqipërisë, me synimin që të mos ketë konkurrencë të pandershme në këtë rrafsh, por edhe me qëllimin që tek prindërit, nxënësit dhe organet shkollore të mos krijohet huti dhe çorientim.
Ne, si LAPSH i i Kantonit të Cyrihut, kemi mbledhur informacionin e nevojshëm rreth asaj se ku dhe në cilat shkolla janë duke ndodhur dukuritë e tilla, nga viti 2019 dhe ato do t`i deponojmë me shkrim në Ministrinë kantonale të Arsimit të Cyrihut, përcjell albinfo.ch. Ky është vendimi i marrë në këtë mbledhje të LAPSH-it dhe do t’u përcillet organeve kompetente si dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës, thuhet veç tjerash në njoftimin e LAPSH “Naim Frashëri” të Kantonit të Cyrihut, të nënshkruar nga Gëzim Kasumaj, nënkryetar, përgjegjës për publikun dhe mediat.
Të ngjashme
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës Violonçelisti francez performon sonte në Pallatin e Rinisë nën dirigjimin e Peter Valentovič, në një mbrëmje... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026












