Shqipëria
Hakerët iranianë u futën në kamerat e kontrollit kufitar të Shqipërisë
Hakerat të cilët sulmojnë Shqipërinë për llogari të Iranit, krahas sulmit në sistemin e kontrollit të kufijve TIMS, kanë hyrë edhe në sistemin e mbikqyrjes me kamera sigurie.
Përmes faqes HomelandJustice, hakerat e Iranit kanë publikuar një video 6 minuta të gjatë ku shfaqet sistemi SMART PSS, i kontrollit qendror i të gjitha pikave të kalimit kufitar në Republikën e Shqipërisë.
Në video tregohet filmimi që përcjell kamera e sigurisë në hyrjen numër tre në Aeroportin Nënë Tereza, ku shfaqet një punonjës i policisë kufitare përballë sistemit TIMS dhe qytetarë që presin tu kontrollohet pasaporta, raporton tch, përcjell Albinfo.ch.
Ora kur hakerat e Iranit janë futur në sistemin e kamerave është 20:04.
Pas goditjes të 15 Korrikut, hakerat e sponsorizuar nga Irani kanë vënë në shënjestër sistemin TIMS që shërben për regjistrimin e hyrje daljeve në pikat kufitare.
Menjëherë më pas është ndjekur protokolli fikjes të sistemit në mënyrë për mos ti dhënë mundësi avancimi hakerave, në marrjen nën kontroll të këtij sistemi, më i rëndësishmi për policinë shqiptare.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










