Shqipëria
Shtohen sportelet në aeroportin e Rinasit pas sulmit kiberbetik
Gjatë 24 orëve në Aeroportin e Rinasit është në parashikuar të mbërrijnë 63 linja dhe të largohen 60.
Gjatë 24 orëve në Aeroportin e Rinasit është parashikuar të mbërrijnë 63 linja dhe të largohen 60.
Në total pika e kalimit kufitar përpunon rreth 20 mijë udhëtarë, ndërsa për të përballuar situatën e mosfunksionimit të sistemit TIMS, janë shtuar sportele, përcjell Albinfo.ch.
Deri më tani numri i sporteleve për të bërë regjistrimin manual ka arritur në 14.
Ministria e Brendshme ka njoftuar se dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitare të Rinasit i janë kthyer normalitetit, pas sulmit kibernetik në sistemin TIMS.
Njëkohësisht u njoftua se shumë shpejt do të ketë një rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.
Një sulm tjetër kibernetik ndodhi në vendin tonë, kësaj radhe hakerët e sponsorizuar nga Irani vënë në shënjestër sistemin TIMS që shërben për regjistrimin e hyrje-daljeve në pikat kufitare.
Top Channel mëson se sulmi është evidentuar nga specialistët e policisë mbrëmjen e të premtes rreth orës 22:00.
Menjëherë më pas është ndjekur protokolli i fikjes të sistemit, në mënyrë për të mos u dhënë mundësi avancimi hakerëve në marrjen nën kontroll të këtij sistemi, më i rëndësishmi për policinë shqiptare./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










