Bota
Fluturimet tregtare, cilat shtete kishin rritjen më të madhe
Për më tepër, disa aeroporte të BE-së shënuan rritje të numrit të fluturimeve komerciale krahasuar me vitin 2019

Shqipëria është shteti i Evropës që ka rikuperuar më shumë tregun e fluturimeve në krahasim me periudhën e parapandemisë.
Të dhënat janë bërë të ditura nga Eurostat në publikimin për fluturimet tregtare në gusht. Fluturimet tregtare në gusht 2022 nga Shqipëria u rritën me 47.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, shumë më e lartë se i dyti në listë, që është Greqia, me një zgjerim prej 5.4%, Islanda me 2.5% dhe Luksemburgu me 1.8%. Ndërkohë, Zvicra kishte një rënie me 9.6 %, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa të gjitha shtetet e tjera vijojnë të mbeten poshtë niveleve të fluturimeve të periudhës së parapandemisë.
Sipas Eurostat, në gusht 2022 numri i fluturimeve komerciale në BE u rrit me 25% krahasuar me gushtin 2021. Ndërsa ky është ende nën nivelet para pandemisë, hendeku po mbyllet ngadalë (-14% krahasuar me gushtin 2019).
Në terma absolutë, numri i fluturimeve komerciale ishte 596 930 në gusht 2022, krahasuar me 478 996 në gusht 2021, 324 538 në gusht 2020 dhe 695 912 në gusht 2019.
Vetëm dy vende të BE-së shënuan rritje të fluturimeve komerciale në gusht 2022 krahasuar me gushtin 2019: Greqia (+5%) dhe Luksemburgu (+2%). Në të kundërt, uljet më të mëdha të fluturimeve u regjistruan në Slloveni (-42%), Letoni (-39%) dhe Finlandë (-31%).
Për më tepër, disa aeroporte të BE-së shënuan rritje të numrit të fluturimeve komerciale krahasuar me vitin 2019. Rritjet më të mëdha në numrin e fluturimeve komerciale u regjistruan në Napoli Capodichino (+1 156, +14%), Kerkira Ioannis Kapodistrias (+1 026, + 22%) dhe Santorini (+978, +30%). Në anën tjetër të shkallës, uljet më të mëdha në numrin e fluturimeve komerciale u regjistruan në Frankfurt Main (-10 554, -23% krahasuar me gushtin 2019), Milano Malpensa (-9 048, -34%) dhe Roma Fiumicino (-8 018,-27%).
E-Diaspora
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës Rritet fluksi i pasagjerëve në Aeroportin e Tiranës - TIA: Milano, Londra, Roma janë destinacionet e...
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
-
Londër
Londër: Shqiptarja zgjidhet nxënësja më e mirë për vitin 2025, ftohet nga pesë universitete botërore
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor