Maqedonia
VMRO-ja zyrtarizon nismën për referendum kundër marrëveshjes me Bullgarinë
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka njoftuar të martën fillimin e procedurës për organizimin e referendumit të detyrueshëm me qëllim të anulimit të marrëveshjes me Bullgarinë.
Kjo marrëveshje e propozuar nga Franca dhe e miratuar në Parlamentet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i hapi rrugën shtetit maqedonas që të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 19 korrik.
Në bazë të marrëveshjes, Shkupi gjatë procesit të bisedimeve me BE-në duhet të zgjidhë çështjet e hapura lidhur me aspektet historike, ndërsa ato për gjuhën dhe identitetin beson se nuk do të jenë pjesë e bisedimeve.
Çështja kryesore ka të bëjë me përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, si popull shtetformues.
Opozita maqedonase marrëveshjen e quan “tradhti kombëtare”, andaj edhe ka iniciuar referendumin me pyetjen: “A jeni për anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë?”.
“Me këtë marrëveshje mohohet gjuha, identiteti dhe historia maqedonase. Kjo nismë për referendum është tërësisht evropiane, sepse kundërshton politikat dhe veprimet negative që Bullgaria i drejton ndaj Maqedonisë në aspektin gjuhësor, kulturës dhe identitetit”, ka deklaruar Nikolla Micevski, kryetar i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së./REL
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë











