Lajme
“Caccia all’ingiustizia”, shoqata që mbron të drejtat e shqiptarëve në Zvicër dhe Itali
E përkthyer në gjuhën shqipe “Gjuetia e Padrejtësisë”, është shoqata që u krijua për të gjithë shqiptarët që jetojnë në vende të huaja dhe të cilët kanë nevojë për ndihmë ligjore, në veçanti ata nga Italia dhe Zvicra, shkruan albinfo.ch.
Shoqata synon të ofrojë shërbime juridike, fiskale, asistencë në përgjithësi dhe për rrjedhojë, edhe të natyrës sociale për personat që kanë pësuar forma të dhunës, diskriminimit, abuzimeve të të drejtave të çdo lloji nga persona, subjekte apo të tjerë.
Angazhimi i kësaj shoqate është për: Mbrojtjen Juridike të Grave, Ligjin e Familjes, të Drejtat e të Miturve, të Drejtat e Njeriut, e Drejta e Punës, Mbrojtje për ndihmë dhe Riintegrim, Bamirësi, etj.
Shoqata jofitimprurese “Gjueti e Padrejtësisë” është themeluar nga Liridona Krasniqi dhe regjistruar në Regjistrin e tregtisë të Kantonit Ticinos (Zvicër) në vitin 2018.
Në vitin 2019 shoqata Gjueti e padrejtësisë hapi zyrën edhe në Milano (Itali).
Brenda 2022 do të hapëen zyra në Prishtinë (Kosovë) dhe ne Tel-Aviv (Izrael).
Shoqata ka për qëllim të japë shërbime ligjore fiskale, mbështetje në përgjithësi edhe të karakterit social të personave që kanë rënë pre e formave të dhunës, diskriminimit, abuzimit ndaj të drejtave të çdo lloji nga persona, ente e të tjera, duke praktikuar edhe mënyra sensibilizimi të opinionit publik.
Parashikohen gjithashtu mbledhje fondesh dhe financimesh me qëllimin e garantimit të mirëpritjes, gjithashtu duke i përdorur ato për të zgjeruar strukturen dhe garantimin gjithmonë e me shumë shërbimeve. Shoqata ofron gjithashtu ndihmë specifikisht personave që ndodhen në Ballkan, Zvicër, Itali, që kanë rënë pre e çdo lloji dhune të të drejtave dhe specifikisht të diskriminimit me karakter personal, social, politik, fetar e të tjera.
Së fundmi, revista e botuar ne Kantonin Ticino, “INFO ASSOCIAZIONI – SOTTOCENERI” i ka kushtuar një artikull shoqatës “Gjuetia e Padrejtësisë” lidhur me aktivitetin e kësaj shoqate, të arriturat dhe politkat që ndjek. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













