Lajme
Baerbock e vendosur: Do ta mbështesim Ukrainën, pavarësisht pakënaqësisë për çmimet e energjisë
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se Berlini duhet të mbështesë Ukrainën. Ajo e deklaroi këtë nëse gjermanët do të dilnin në rrugë për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë elektrike.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se Berlini duhet të mbështesë Ukrainën. Ajo e deklaroi këtë nëse gjermanët do të dilnin në rrugë për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë elektrike.
“Nëse i bëj një premtim popullit të Ukrainës: “Ne jemi me ju, për aq kohë sa ju keni nevojë për ne”, atëherë dua ta përmbush atë”, tha kryediplomatja gjermane.
“Pavarësisht se çfarë mendojnë votuesit e mi gjermanë, por unë dua t’ia ofroj këtë popullit të Ukrainës”, tha Baerbock, raporton dpa, përcjell Albinfo.ch.
Ajo theksoi se ukrainasit do të kenë mbështetje për aq kohë sa kanë nevojë për të në luftën kundër pushtuesit rus.
“Tani po përballemi me dimrin, kur do të sfidohemi si politikanë demokratë. Njerëzit do të dalin në rrugë dhe do të thonë ‘Nuk mund të paguajmë çmimet tona të energjisë’. Dhe unë do të them ‘Po, e di, kështu që ne do t’ju ndihmojmë me masa sociale.’ Por unë nuk dua të them: ‘Mirë, atëherë ne po ndalojmë sanksionet ndaj Rusisë’. Ne do të jemi me Ukrainën dhe kjo do të thotë se sanksionet do të mbeten në dimër, edhe nëse është shumë e vështirë për politikanët”, përfundoi Baerbock.
Ndryshe, Gjermania është një ndër shtetet që i ofrojnë ndihmë shtetit ukrainas që nga 24 shkurti, kur filloi pushtimi i Ukrainës nga Rusia./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












