Shqipëria
Turqia dhuron 40 automjete për ushtrinë shqiptare
Raportohet se 40 automjete (Fiat EGEA) dhe autobusë u janë dhuruar Forcave të Armatosura të Shqipërisë nga Turqia, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i pranishëm në ceremoninë e dhurimit shprehu falënderimet në emër të qeverisë shqiptare ndaj palës turke për mbështetjen e vazhdueshme që u ka dhënë Forcave të Armatosura për modernizimin e tyre dhe rritjen e kapaciteteve operacionale.
“Kjo ndihmë është shumë më tepër se një kontribut për modernizimin dhe rritjen e Forcave të Armatosura shqiptare, lëvizshmërinë dhe aftësitë operacionale. Është një simbol i një marrëdhënieje të vazhdueshme themeli të nxitur gjatë viteve të historisë sonë moderne. Dhe në ditët e sotme, trupat tona punojnë së bashku, stërviten dhe edukohen së bashku”, u shpreh gjatë fjalës së tij ministri Peleshi.
Ai përmendi faktin se një numër i lartë studentësh shqiptarë janë diplomuar në akademitë ushtarake turke, duke e cilësuar këtë një shtyllë të fortë të bashkëpunimit mes dy vendeve që prej vitit 1992. Po ashtu Ministri i Mbrojtjes vlerësoi ndihmën e dhënë edhe për emergjencat civile, kryesisht nëpërmjet marrëveshjeve financiare dhe granteve ushtarake, duke përmendur këtu nënshkrimin e dy marrëveshjeve të bashkëpunimit financiar ushtarak mes dy ministrive të mbrojtjeve të dy vendeve.
Duke folur për sfidat e sigurisë veçanërisht pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë që prej 24 shkurtit të këtij viti, ministri Peleshi tha se: “Ne kemi qenë kudo ku ishte NATO dhe jemi të pranishëm sa herë që NATO është. Ne jemi krenarë që ndajmë barrën tonë në Aleancë. Është një sfidë për secilin prej nesh që të përballemi me një mjedis të tensionuar dhe të rrezikshëm sigurie. Përgatitja e modernizimit dhe zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve ushtarake duhet të jetë në fokusin tonë. Dhe mbështetja e aleatëve dhe partnerëve tanë të NATO-s është e pazëvendësueshme në këtë drejtim”.
Nga ana e tij ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay tha se kjo ndihmë është një manifestim i qartë i marrëdhënieve vëllazërore mes Turqisë dhe Shqipërisë. “Ne e shikojmë Shqipërinë si një vend kyç për stabilitetin e sigurinë e Ballkanit dhe Evropës. Ne kemi mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE dhe dhe dëshirojmë sinqerisht ta shohim atë si një anëtare të re të Unionit në përfundim të procesit”.
Në ceremoninë e dhurimit të automjeteve morën pjesë edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA gjeneral brigade Arben Kingji, atasheu ushtarak pranë ambasadës turke, Muhammed Kelami Kablay si dhe përfaqësues të tjerë të FA. /A2/
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











