Lajme
Itali: Vritet mërgimtari 40-vjeçar nga Kosova
Trupi i pajetë i viktimës është gjetur i djegur në bagazhin e një veture të tipit “Range Rover”
Mediat italiane shkruajnë se një 40-vjeçar nga Kosova raportohet të jetë vrarë në Itali, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se trupi i pajetë i viktimës është gjetur i djegur në bagazhin e një veture të tipit “Range Rover”, pranë zonës së Breshias.
Ndërkohë që raporti i policisë tregon se shkaqet e vdekjes pritet të përcaktohen nga autopsia.
Sipas policisë, dyshohet se viktima u vra diku tjetër dhe u dërgua në zonë tjetër, ku edhe u dogj automjeti.
Mediumi Ansa.it shkruan se rasti ka ndodhur për shkak të luftës mes bandave të drogës mes grupeve nga Kosova, transmeton tutje albinfo.ch.
Gjithashtu, sipas këtij mediumi, edhe vetura i përkiste një kosovari, të cilit i ishte vjedhur, por që nuk e kishte raportuar rastin. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











