Lajme
Për 3 muaj në Gjermani, 52 milionë bileta të shitura me nga 9 euro
Me 52 milionë bileta të shitura 9 euro dhe rreth një miliardë udhëtime të kryera në muaj, kompanitë gjermane të transportit e kanë konsideruar kartën e udhëtimit veror me kosto të ulët një sukses të jashtëzakonshëm.
Bileta prej 9 eurosh, e cila u ka mundësuar gjermanëve të udhëtojnë me çmim buxhetor në gjithë transportin publik në Gjermani gjatë muajve të verës, qershor, korrik dhe gusht, do të përfundojë nesër, shkruan albinfo.ch.
Shoqata e Kompanive Gjermane të Transportit (VDV) raportoi se gjatë 3 muajve, 52 milionë bileta u shitën dhe e quajti nismën një “sukses të plotë”. Për më tepër, më shumë se 10 milionë njerëz që kishin tashmë karta transporti – të njohura si Abos në Gjermani – morën zbritjen automatikisht. Ndërkohë, rreth një miliard udhëtime kryheshin çdo muaj.
Si rezultat, VDV vlerëson se rreth 1.8 milionë tonë CO2 u kursyen gjatë periudhës së ofertës – duke pasur përafërsisht të njëjtin efekt sikur të kishte një kufizim shpejtësie në autostradat gjermane për një vit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













