Lajme
6 mijë shqiptarë hynë në Britani në dy muaj
Në dy muajt e fundit, rreth 6 mijë shqiptarë kanë hyrë në Britaninë e Madhe me varka të vogla apo gomone.
Eksperti i integrimit, Andi Hoxhaj thotë se në dy muajt e fundit, rreth 6 mijë shqiptarë kanë hyrë në Britaninë e Madhe me varka të vogla apo gomone.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hoxhaj u shpreh se ka pasur një fluks të shtuar, por theksoi se shqiptarët përbëjnë 18 për qind të emigrantëve të ardhur në Britaninë e Madhe kohët e fundit. Ai shtoi se pjesa tjetër e emigrantëve janë afganë dhe iranianë. “Në dy muajt e fundit, shifrat tregojnë që gati 6 mijë shqiptarë kanë ardhur në Britaninë e Madhe me varka të vogla apo gomone dhe kjo ka pasur një impakt. Ka pasur një fluks të rritjes. Nëse e krahasojmë këtë periudhë me periudhën e vitit të kaluar, vetëm 23 shqiptarë kanë kaluar, kjo si shifër është bërë goxha e madhe dhe prandaj mediat e kanë trajtuar”, tha Hoxhaj.“Emigracioni është pjesë e një debati më të gjërë në Britaninë e Madhe dhe në këtë rast janë edhe shqiptarët. Nëse do diskutojmë shifrat e shtetasve të huaj që kanë ardhur këto kohë, 18 për qind janë shqiptarë, pjesa tjetër janë afganë dhe iranianë. Shqiptarët në total janë 18 për qind, por ka pasur rritje kohët e fundit”, ka shtuar eksperti.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












