Shqipëria
Daily Mail: Brenda mafies shqiptare në Britani
Prodhimi i kokainës dhe i kanabisit nga emigrantët e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar
Bandat shqiptare sërish në vëmendje të mediave britanike. Daily Mail ka bërë një investigim, deris sot një artikull ia ka kushtuar një bande droge, pas zbulimit të një ‘shtëpie bari’ në zonën e Dyke House të Hartlepool.
ARTIKULLI
Me një pamje të zymtë, me dritare të thyera, shtëpia ndodhet në një zonë të izoluar të Hartlepool. Që nga 2015, mësohet se shtëpia është marrë me qira nga 9 persona të ndryshëm dhe çdo herë që janë ndërruar, policia ka gjetur kanabis. Muajin e kaluar policia, duke vepruar sipas një informate, gjeti në këtë banesë një fermë kanabisi me 75 bimë me vlerë gjithsej 61,000 £ – pothuajse dyfishi i vlerës prej 32,000 £ të shtëpisë.
Gjatë aksionit të fundit policor, u arrestua 22-vjeçari shqiptar Ferbent Hoxha, i cili rezulton një emër i njohur për autoritetet britanike. Kjo pasi në vitin 2019, Ferbent Hoxha ishte dënuar me tre vjet burgim për drejtimin e një ferme kanabisi në Derby. Droga kishte një vlerë 140,000 paund, ndërsa asokohe u sekuestruan 200 bimë në gjashtë dhoma të ndryshme.
Sipas gjykatësit që gjykoi çështjen aso kohe, edhe pse vetëm 19 vjeç në atë kohë, Hoxha, i cili kishte qenë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, kishte pasur një ‘rol të rëndësishëm’ në operacionin ‘të sofistikuar’ të kanabisit. Pavarësisht deportimit të tij të mëvonshëm, ai u kthye fshehurazi në Britani për të rifilluar aktivitetet e tij të paligjshme, këtë herë në Hartlepool si dhe në një fermë tjetër kanabisi në Leeds, ku gjurmët e gishtave të tij u gjetën në pajisjet e rritjes.
Ai u burgos edhe për pesë vjet të tjera këtë muaj. Sipas fqinjëve, shtëpia trekatëshe me tulla të kuqe në Hartlepool ka qenë prej kohësh një ‘fabrikë kanabisi me kohë të plotë’.
Një fqinj, i cili nuk pranoi të përmendet emri, tha: ‘Nuk mund të jetë rastësi që çdo qiramarrës që merr me qira vendin është një fermer kanabisi. Unë nuk di asgjë për njerëzit që e marrin me qira, përveç kësaj, nëse përpiqeni të flisni me ta, ata thjesht ngrenë supet dhe thonë “Jo anglisht”.’
Media britanike thotë se kombësia e Hoxhës sugjeron se prodhimi i kanabisit drejtohet nga një prej bandave të pamëshirshme shqiptare që po punësojnë gjithnjë e më shumë të rinjtë dhe të pambrojturit në këtë vend. Mail mundi të zbulojë shtrirjen e tmerrshme të krimit të organizuar shqiptar në Britani dhe se si këto banda po bëhen më të dhunshme. Hetimi ynë vjen pasi një numër rekord shqiptarësh bëjnë udhëtimin e rrezikshëm me varkë përtej Kanalit drejt Britanisë së Madhe.
Sigurisht, shumë vijnë në këtë vend legalisht, për të punuar shumë dhe për të kontribuar. Por raportet e inteligjencës sugjerojnë se shqiptarët tani përbëjnë midis 40 dhe 60 për qind të emigrantëve që kalojnë ilegalisht me varka të vogla drejt brigjeve tona. Këtë javë doli se më shumë se 700 shqiptarë arritën në Britani me varka të vogla në vetëm një ditë. Këta të ardhur nuk po ikin nga lufta. Vendi nuk ka parë asnjë konflikt për më shumë se 25 vjet. Ata vijnë këtu, duket, me shpresën për të bërë një jetë më të mirë dhe shumë prej tyre, me dashje ose jo, janë të destinuar për një jetë krimi.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












