Lajme
Humb jetën mërgimtari shqiptar në një lumë të Italisë
Për shkak të rrymave të forta dhe gropave të thella
Mediat italiane raportojnë se një burrë, me orgjinë shqiptare, ka humbur jetën ditën e djeshme para syve të bashkëshortes ndërsa ishte duke u larë në lumin Po, transmeton albinfo.ch.
Mosha e shqiptarit ishte 55-vjeç, me banim në Pavia. Thuhet se ai është futur për t’u larë në lumin Po, dhe sapo ka arritur në pikën ku dy lumenjtë Po dhe Ticino bashkohen, nuk ka mundur dot të dalë më.
Ka qenë bashkëshortja e 55-vjeçarit, e cila ka dhënë alarmin, pasi pa që burri i saj nuk po dukej më. Shqiptari është zhytur në ujë në orën 17:00 dhe trupi i pajetë i tij është nxjerrë nga lumi nga ana e palombarëve dy orë më vonë, rreth 200 metra nga ku është parë për herë të fundit.
Sipas autoriteteve, pavarësisht thatësisë historike këtë verë, larja në këtë zonë të lumit Po është veçanërisht e rrezikshme për shkak të rrymave të forta dhe gropave të thella. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











