Lajme
Edhe sot kolona të gjata në pikëkalimet kufitare
Sot në mëngjes (e premte) janë krijuar kolona të gjata në dalje të Kosovës, në vendkalimin kufitar në Merdar. Bashkatdhetarët tanë që po kthehen në vendet e Evropës pasi përfunduan pushimet në vendlindje, po presin me orë të tëra, e ndonjëherë edhe më shumë se katër orë për të kaluar kufirin, shkruan albinfo.ch.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se kolonat në dalje nga Kosova, në Merdar, janë 1000 metra.
Ndërsa pritjet në Mutivodë janë të shkurtëra 05-10 minuta, po ashtu në Jarinje 05-10 minuta. Sipas kësaj Qendre, situatë më e ngarkuar paraqitet në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku sot në mëngjes pritej rreth 30 minuta për dalje nga Kosova.
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












