Shqipëria
BE ia tërheq sërish vërejtjen Shqipërisë për ‘pasaportat e arta’
Sipas tyre vendosja e një skeme të tillë përbën rrezik ndër të tjera për sigurinë e vendit
Komisioni Evropian ka paralajmëruar edhe një herë Shqipërinë që të mos prezantojë skemën e saj të pasaportës së artë pasi, sipas Komisionit, ajo bie ndesh me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe përbën rrezik për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Qeveria shqiptare po kërkon investitorë të huaj të cilët mund të sjellin paratë e tyre në Shqipëri dhe të përfitojnë shtetësinë shqiptare, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Dhjetëra vende të botës, duke përfshirë edhe ato të Bashkimit Evropian ofrojnë programe për përfitimin e lejes së qëndrimit e më pas shtetësisë, në këmbim të investimit në këto shtete.
Pavarësisht paralajmërimeve të Komisionit të BE-së, autoritetet në Shqipëri prezantuan më parë ndryshime të reja në ligjin për partneritetin publik-privat (PPP) duke përfshirë në ligj edhe skemën e Pasaportës së Artë, ndërkohë që aktualisht qeveria shqiptare po planifikon të punësojë firma private për promovojnë skema të tilla në vende të tjera.
Edhe pse programi Shtetësia për Investim është konsideruar si një portë për shumë afera të paligjshme, sipas autoriteteve në Shqipëri, kjo skemë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Sipas tyre, dhënia e kontrolleve të shtetësisë dhe sigurisë do të mbahej nën juridiksionin shtetëror.
Gjithashtu, disa nga zyrtarët e qeverisë shqiptare kanë hedhur poshtë kritikat e autoriteteve të BE-së për një skemë të tillë duke shtuar se ajo do të ishte pa korrupsion, ndërsa qëllimi kryesor i saj është tërheqja e ndërkombëtarëve të pasur.
Por Brukseli ka një mendim tjetër. Sipas raportit të fundit të progresit të Shqipërisë, të prezantuar vitin e kaluar, vendosja e një skeme të tillë përbën rrezik ndër të tjera për sigurinë e vendit
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









