Lajme
Kurrë më shumë orë bllokimi të trafikut në Gotthard se në korrikun 2022
350 orë bllokime trafiku në autostradën e Gotthardit gjatë korrikut 2022. Para pandemisë, në korrik të vitit 2019, policia kishte regjistruar 265 orë
Në korrik të këtij viti, policia e kantonit Uri ka regjistruar rreth 350 orë bllokime trafiku në autostradën e Gotthardit. Ky është një rekord i ri, transmeton albinfo.ch. Për krahasim: Para pandemisë, në korrik të vitit 2019, policia kishte regjistruar 265 orë bllokime trafiku.
Po ashtu në nivel kombëtar, orët e bllokimit të trafikut në rrugët nacionale tashmë janë përsëri në rritje: në vitin 2021 ato janë rritur për 44 për qind krahasuar me vitin 2020 dhe ishin vetëm 7 për qind nën vlerën e vitit 2019, shkruan gazeta Tages Anzeiger. Dhe kjo po ndodh pavarësisht se kufizimet e kontaktit për shkak të koronavirusit ende janë aplikuar në disa raste në vitin 2021.
Për shkak të rritjes së madhe të qarkullimit në Gotthard, është prekur shumë regjioni përreth. Kjo, sidomos për faktin se për të shkarkuar Gotthardin, policia drejton një pjesë të trafikut nëpër rrugët kantonale. Për pasojë, kjo po shkakton shqetësim të madh te popullata në regjionin që preket më shumë, në lokalitetet si Erstfeld, Göschenen, Amsteg etj.
Ja çfarë do të thotë trafiku alternativ për banorët e regjionit Urner Reusstal: Trafiku alternativ shkakton zhurmë dhe erë të keqe në fshatrat Erstfeld, Amsteg dhe Wassen, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, banorët e fshatrave mund të arrijnë në banesat dhe shtëpitë e tyre me vështirësi të madhe për shkak të bllokimit të vazhdueshëm të trafikut.
Kjo është arsyeja pse tani ka rezistencë në mesin e popullatës: dy javë më parë, rreth 25 persona kanë kaluar vazhdimisht rrugën në vendkalimin e këmbësorëve në Wassen për të ngadalësuar trafikun. Dhe tani një grup interesi planifikon të mbledhë nënshkrime për një peticion. Kështu ata synojnë të ushtrojë presion mbi autoritetet që të bëjnë diçka për trafikun.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










