Maqedonia
Ditë produktive, investim 130 milionë euro në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit
Imvestimi do të stimulojë inovacionin dhe kapacitetin prodhues vendis dhe do të mundësojë hapjen e 890 vendeve të reja të punës.
Zëvendëkryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi e ja quajtur produktive ditën e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit!
Në një postim në Facebook ai ka thënë se bashkë me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, kryeministrin Kovaçevski, afaristin e mirënjohur Lazim Destani dhe kolegët ministra u vendos gurëthemeli i fabrikës për prodhimin e veturave elektrike e.GO në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë, raporton Albinfo.ch.
“Investim prej 130 milionë euro që ka përkrahjen financiare edhe të Qeverisë që padyshim se do të stimulojë inovacionin dhe kapacitetin prodhues vendis dhe do të mundësojë hapjen e 890 vendeve të reja të punës”, ka shkruar Grubi.
Me rastin e vënies së gurëthemelit, investitori Lazim Destani ka thënë se është obligim i investitorëve, sidomos nga diaspora, që të investojnë në rajon.
“Gjithmonë i kam kërkuar bordit të kompanisë dhe grupeve te bizneseve që investimet në trojet tona të jenë largpamëse. Të mos krijojnë konkurrencë por të sjellin risi, t’i shërbejnë të ardhmes dhe qëndrueshmërisë. Afaristët, sidomos investitorët nga diaspora, e kanë për obligim të realizojnë investime në rajonin tonë”, tha Destani./Albinfo.ch
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













