Lajme
Kaq fluturime u anuluan në Munih për shkak të grevës
Sindikata Verdi ka bërë thirrje për një grevë për rritjen e pagave.
Në Aeroportin e Munihut janë anuluar të mërkurën gjithsej 36 fluturime hyrëse dhe dalëse. Kjo pasi stafi tokësor u largua nga puna për pesë orë për të marrë pjesë në një grevë të shkurtër.
Sindikata Verdi ka bërë thirrje për një grevë për rritjen e pagave. Në shënjestër të grevës ishte Swissport Losch, një kompani që ofron shërbime toke, hotelerie dhe ngarkesash, përcjell Albinfo.ch.
Pjesëmarrja e punëtorëve ishte e lartë, tha një zëdhënës i sindikatës.
Ndërsa zëdhënësi i aeroportit tha se janë anuluar futurimet e operuara nga Air Dolomiti, Citylike dhe Eurowings në emër të Lufthansa drejt destinacioneve duke përfshirë Palma de Majorka, Firence, Torino, Bolonja, Cyrih, Shtutgart dhe Dresden janë anuluar.
Verdi po kërkon një rritje të konsiderueshme të pagave për gati 600 punëtorë të Swissport Losch për të “siguruar një pagë reale për shkak të inflacionit tetë për qind”, tha kryenegociatorja Manuela Dietz.
“Kompania më pas mund të plotësojë pozicionet e saj të hapura”, tha Dietz.
Swissport Losch ofron shërbime pasagjerësh, si dhe shërbime të bagazheve dhe ngarkesave për linjat ajrore dhe filialin e aeroportit Aeroground. Ajo ofron shërbime të parkimit të avionëve, duke përfshirë shërbimet e autobusëve dhe transportit. Data e negociatave të reja ende nuk është përcaktuar./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











