Lajme
Kosovari dënohet me katër vjet e gjysmë burg për përdhunim të rëndë
Kosovari 37-vjeçar do të mbajë katër vjet e gjysmë burg për përdhunim veçanërisht të rëndë dhe dëmtim të rrezikshëm trupor të ish të dashurës
Një 37-vjeçar nga Alfteri (Landi Nordrhein-Westfalen) do të mbajë burgun për katër vjet e gjysmë për përdhunim veçanërisht të rëndë dhe dëmtim të rrezikshëm trupor, transmeton albinfo.ch. Gjyqtarët e Dhomës së Dytë të Madhe Penale në Gjykatën e Landit, në Bon kanë shpallur fajtor burrin për përdhunimin e ish-të dashurës së tij, të kryer më 14 nëntor 2020.
Rreth gjashtë muaj pas krimit, ai përsëri kishte hyrë në banesën e gruas dhe e ka ngufatur aq keq sa viktima kishte pësuar lëndime të rënda.
Në fillim të procedimit, i akuzuari kishte heshtur për akuzat kryesore. Ai fillimisht ka pranuar vetëm se kishte drejtuar disa herë veturën pa patentë të vlefshme, shkruan generalanzeiger.de. Ai kishte dështuar të bënte “përkthimin” e patentëshoferit të tij kosovar dhe, në kontrollet e ndryshme ishte prezantuar vazhdimisht me dokumentet e pavlefshme.
Në ditët në vijim të seancës, ai ka pranuar krimet ndaj gruas, por jo edhe të komentonte detajet. Kështu, viktimës iu desh t’i përshkruante gjykatës rrjedhën e krimit. Por, megjithatë, i akuzuari më pas ka konfirmuar deklaratat e bëra nga ish e dashura e tij.
Në rastin e tyre duket se bëhej fjalë për një lidhje që kosovari, baba dhe i martuar, kishte lidhur me gruan që pastaj do të bëhej viktima e tij. Ai nuk donte të pranonte që ajo, pas një kohe, donte t’i jepte fund lidhjes. “Nëse ai nuk mund të flinte me të, as tjetërkush nuk guxonte ta bënte këtë”. Në këtë mënyrë ai kishte kërcënuar ish të dashurën dhe kishte rrëmbyer një thikë me teh të gjatë 15 centimetra, që ishte në tavolinë. E shtyrë nga frika, gruaja kishte durouar përdhunimin.
Ajo, fillimisht nuk ka shkuar në polici. Vetëm pas sulmit që ndodhi verën pasuese, ajo ka kontaktuar autoritetet, përcjell albinfo.ch. Edhe pse tani kishte një ndalim të kontaktit, personi tashmë i dënuar kishte kërkuar sërish kontakt me gruan.
Pasi kishte mundur të hynte në apartament nëpërmjet tarracës, ai i i kishte kërkuar asaj t’i jepte edhe një tjetër mundësi lidhjes së tyre pavarësisht përdhunimit të mëparshëm. Viktima nuk kishte pranuar kështu që vizitori i paftuar, i zemëruar filloi ta ngufaste gruan, transmeton albinfo.ch. Pasi ai pastaj e kishte lënë të lirë, ajo ka mundur të largohet nga banesa me plagë të rënda.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?