Lajme
Kriza energjetike, qytetarët e Zvicrës këshillohen të kenë qirinj dhe dru
Në Zvicër që nga vjeshta po përgatiten për kaos lidhur me rrymën, ndaj qytetarëve u thuhet se në dimër duhet të presin, në rastin më të keq, ndërprerje të rrymës.
Shefi i rregullatorit të energjisë ELCOM, Werner Luginbühl, ka thënë se qytetarët e Zvicrës duhet të mendojnë që të kenë qirinj në shtëpi në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike disaorëshe.
Në Zvicër që nga vjeshta po përgatiten për kaos lidhur me rrymën, ndaj qytetarëve u thuhet se në dimër duhet të presin, në rastin më të keq, ndërprerje të rrymës.
“Unë ju këshilloj që të keni mjaft qirinj në shtëpi. Kush ka sobë me dru, duhet të ketë mjaftueshëm dru”, tha ai për “Neue Zürcher Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
Ai ka theksuar se politika paralajmëruese e “Elcom” nuk është marrë seriozisht në vitet e kaluara.
Nëse ka mungesë energjie, autoritetet zvicerane kanë përgatitur masa, si reduktimi i ndriçimit rrugor, fikja e ndriçimit të vitrinave, si dhe reklamat me ndriçim.
Gjithashtu është duke u konsideruar vendosja e ndalimit të përdorimit të pajisjeve të borës, si dhe shitja e ngrohësve elektrike./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














