Shqipëria
Shqipëri: Bie besimi në ekonomi, qytetarët dhe bizneset, pesimistë
Bizneset dhe qytetarët nuk janë optimistë për situatën ekonomike.
Gjendjen e dëshmon Banka e Shqipërisë, në anketën e muajin korrik, ku Treguesi i Ndjesisë Ekonomike u ul me 2.5 pikë.
Rënia u përcaktua nga përkeqësimi i besimit në industri, ndërtim, shërbime dhe tregti. Edhe konsumatorët kanë mbajtur të njëjtin qëndrim si muajt parardhës. Ata thanë se nuk presin rritje të të ardhurave, madje situata e tyre financiare do të përkeqësohet.
Shumica e tyre thanë se blerjet e produkteve bazike u kanë zvogëluar kursimet mujore.
Banka Qendrore bën 12 pyetje për qytetarë të rastësishëm, për gjendjen financiare, çmimet, kursimet dhe blerjet e mëdha.
Të dhënat për ndjesinë ekonomike në vend tregojnë se ky nuk është momenti më i keq, pasi periudha më dekurajuese është shënuar në fillimet e pandemisë në mars 2020. /Euronews.al
E-Diaspora
-
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg Artistja kosovare prezantohet për herë të parë në Suedi me ekspozitën “…why do you hold back?”... -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence”
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












