Lajme
Mërgata e përfaqësuar në çdo ministri të Kosovës
"Nuk ka ministri që nuk ka dikë nga mërgata jonë", ka thënë kryeministri Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria është duke punuar në krijimin e kushteve për ngritjen e investimeve nga mërgata në atdhe, dhe për transferim të dijes e përvojës nga mërgata në Kosovë.
Kurti bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në kuadër të organizimeve të shumta për mërgatën këtë verë, mbajtën edhe një bashkëbisedim me bashkatdhetarë në lidhje me ndikimin që mund ta ketë mërgata në proceset shoqërore karshi angazhimit dhe planit që ka qeverisja jonë për diasporën, raporton Albinfo.ch.
Kryeministri tha se mërgata është e përfaqësuar në Qeveri.
“Nuk ka ministri që nuk ka dikë nga mërgata jonë, e ne i kemi tre ministra që i janë bashkangjitur qeverisë sonë pikërisht nga diaspora. Ministra e Shëndetësisë, ministria e Mbrojtjes dhe ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kanë tre veprimtarë të çështjes kombëtare, profesionistë të dalluar, të cilët janë në kabinetin tonë qeveritarë”, tha ai.
Tutje, Kurti tha se brenda vitit pritet finalizimi i ligjit të ri për diasporën dhe strategjia për angazhimin e diasporës.
“Do ta trajtojmë edhe çështjen e votës jashtë vendit në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të mos mbahen sikur në të kaluarën kur duhet të votohet para se të bëhet fushata shumë më herët përmes postës ose duhet paguar biletat e shtrenjta të aeroplanit për Kosovë. Mërgata jonë gjithmonë është e mirëseardhur mirëpo kemi për detyrë që shërbimi ynë i jashtëm, përfaqësitë tona diplomatike, ambasadat dhe konsullatat të mundësojnë edhe shërbimin e votës prej jashtë vendit”, tha kryeministri Kurti.
Në lidhje me punët që kanë filluar tashmë, Kurti kujtoi koncept-dokumentin për mësimin plotësues jashtë vendit; grupin punues ndërinstitucional për të adresuar sfidat që i kemi përpara për anëtarësimin në Byronë Evropiane për Kartonin e Gjelbër; Lansimin e nismës ‘Shijo Kosovën’ që për qëllim ka bashkëbisedim me pjesëtarë të diasporës që janë kthyer në shtëpitë e tyre në Kosovë; Letrat me vlerë të Thesarit; Programi për Diplomaci Qytetare që ka për qëllim t’i ndërlidhë profesionistët nga diaspora./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











