Lajme
Kryesindikalisti zviceran kërkon rritje prej 5% të pagave
Maillard: "Ne do të kërkojmë paga më të larta. Në përgjithësi, kërkesa për rritje të pagave do të jetë rreth një mesatareje prej pesë për qind"
Pierre-Yves Maillard, kryetar i Konfederatës së Sindikatave Zvicerane, ka kërkuar rritje të konsiderueshme të pagave në rrethanat e inflacionit, i cili aktualisht është 3.4 për qind, transmeton albinfo.ch.
Në një intervistë me “SonntagsZeitung” mbi negociatat e ardhshme të pagave, Maillard është shprehur: “Ne do të kërkojmë paga më të larta. Çdo gjë tjetër do të ishte katastrofike për tregun e punës dhe konsumin. Një pjesë e popullatës do të kentë probleme reale për të paguar kostot fikse – si ngrohje, ushqime, por edhe primet e sigurimit shëndetësor”.
Në përgjithësi, kërkesa për rritje të pagave do të jetë rreth një mesatareje prej pesë përqind. “Nëse punëdhënësit nuk rrisin pagat, do të ketë trazira sociale dhe politike. Nëse nuk ka zgjidhje, masat e ashpra janë të pashmangshme” thotë Maillard.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













