Lajme
Mërgata Fest & Sport mbledh bashkatdhetarët tri ditë rresht në Lipjan
Përveç muzikës, ku do të performojnë emra të njohur të estradës kosovare, do të ketë edhe aktivitete sportive me karakter garues.
Vera sjell gjithmonë në Kosovë bashkatdhetarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Institucionet vendore përpiqen që t’ua bëjnë më të këndshëm qëndrimin, përmes aktiviteteve të ndryshme. Një të tillë sivjet e organizon Komuna e Lipjanit, raporton Albinfo.ch.
Mërgata Fest & Sport është aktiviteti treditor i organizuar nga Komuna e Lipjanit, e që mbahet më 8, 9 dhe 10 gusht në Sheshin “Adem Jashari” në Lipjan.
Përveç muzikës, ku do të performojnë emra të njohur të estradës kosovare, si Sabri Fejzullahu, Grupi “Ilirët”, Teuta Selimi e të tjerë, gjatë këtyre ditëve do të ketë edhe aktivitete sportive.
Sipas njoftimit të këtij festivali, aty do të ketë parakalim të motoristëve e çiklistëve, dhe do të ketë lojëra me karakter garues, siç është volejbolli i plazhit, ping pongu, shahu, mundje krahu e pikado./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












