Lajme
Deri në katër orë pritjet e bashkatdhetarëve në Merdar
Pritje të gjata ka edhe në Jarinje dhe Mutivodë
Bashkatdhetarët që po largohen nga Kosova për në vendet ku jetojnë dhe punojnë, vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në pikëkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, raporton Albinfo.ch.
Deri në rreth katër orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare me Serbinë në Merdar, ndërsa pritjet për të hyrë në Kosovë po zgjasin deri tri orë, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Sipas kësaj qendre, pritjet në dalje nga Kosova në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë po zgjasin deri në një orë e gjysmë, në Jarinje rreth një orë dhe në Mutivodë gjysmë ore.
Pritje deri në gjysmë ore në këto pikëkalime ka edhe gjatë hyrjes nga Serbia për në Kosovë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











