Lajme
Euro kap nivelet minimale kundrejt lekut
Euro vijon të mbetet në kuota minimale kundrejt lekut shqiptar. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, për rreth një javë një euro është shkëmbyer mesatarisht me 116 lekë, duke pësuar luhatje të vogla.
Por rënia që prej fillimit të muajit korrik mbetet drastike, sepse sipas kursit të Bankës Qendrore një euro shkëmbehej me 119 lekë.
Ndikim në dobësimin e euros kanë dhënë ardhja e turistëve, paralajmërimi i një amnistie për paratë e padeklaruara, por edhe dobësimi i monedhës europiane në tregjet ndërkombëtare.
Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raporti euro – lekë ka pësuar rënie me 4.4%.
Zhvlerësimi i monedhës europiane dhe inflacioni detyroi Bankën Qendrore Europiane që pas 11 vjetësh të rrisë me 0.5% normën bazë të interesit.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












