Lajme
Arrestohet shoferi i autobusit për aksidentin fatal në Podujevë
Dhimbje e madhe për vdekjen e mërgimtarëve, flasin familjarët
A.S i kishte hapur dy parë dyer të oborrit për ta pritur sa më mirë djalin me gruan dhe fëmijët që ishin nisur nga Sllovenia drejt Kosovës.
Por, Sh.Sdhe M.S nga Malisheva rruga iu ndërpre në Podujevë, kur plagëve që morën nga aksidenti që ndodhi në magjistralen Podujeve-Prishtinë nuk iu mbijetuan.
Ndërkohë që Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar të premten se ka arrestuar shoferin e autobusit në lidhje me aksidentin fatal që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka konfirmuar për kohanet se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.
“Ju njoftojmë se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga ana e Prokurorit të Shtetit në koordinim të plotë me policinë, sot, me urdhër të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person i dyshuar, shoferi i autobusit”, ka thënë Ulaj.
Burrë e grua, 36 dhe 35 vjeç, humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi sot në rrugën Prishtinë – Podujevë. Ndërkaq, dy fëmijët e tyre janë në QKUK në gjendje stabile.
Ngjarja e rëndë iu kumtua kryefamiljarit nga policia, por fillimisht si një aksident i vogël.
Ky me pikëllim të madh tregon bisedën me nipin i cili e njoftoi për nisjen drejt Kosovës, pasi mori pasaportën sllovene.
Dy fëmijët e çiftit, 4 dhe 5 vjeçar, po vazhdojnë të trajtohen në QKUK. Vajza është e shtrirë në Klinikën e Neurokirurgjisë derisa djali ju nënshtrua një operacioni që zgjati gati 2 orë në të dyja këmbët.
Çifti i ndjerë, sipas familjarëve, prej 15 vitesh jetonin në Slloveni, e po kaq vite udhëtonin drejt Kosovës veç me veturë.
https://youtu.be/UrVYk1i6_rA
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










