Lajme
Vera më e nxehtë për disa shtete europiane

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë, duke detyruar banorët e tri fshatrave të evakuohen.
Zyrtarët u shprehën se flakët që pushtuan jugperëndimin e rajonit Kraz ishin më të fuqishmet që nga viti 1991, kur vendi u bë shtet i pavarur.
Zjarri ka përfshirë 2,000 hektarë dhe ka prekur mjete të pashpërthyera të mbetura nga Lufta e Parë Botërore. Më shumë se 1,000 zjarrfikës ishin në aksion, të ndihmuar nga ushtria dhe policia sllovene, si dhe helikopterë nga Austria, Sllovakia dhe Kroacia.
Zjarrfikësit në Spanjë vazhdojnë betejën e tyre me nëntë vatra zjarri, dy prej të cilëve janë më të rrezikshme, të shpërthyer në rajonin e Galicia.
Temperaturat e larta mbi 40 gradë Celsius dhe thatësira kanë ndikuar që situata nga zjarret të përkeqësohet.
Fatmirësisht vatrat në rajonin Gironde të Francës janë vënë në kontroll, edhe në këtë zonë mijëra banorë u detyruan të largohen nga banesat.
Zjarrfikësit në Francë janë plot shpresë se brenda disa ditësh çdo gjë do të kthehet në normalitet.
Rreziku mbetet i lartë në zonat rurale të Portugalisë, e cila po ashtu këtë verë është përballur me një situatë të vështirë nga zjarret. Edhe në dy ditët e ardhshme, sipas zyrtarëve, era dhe thatësira do të vështirësojnë shuarjen e flakëve.
Gjatë dy javëve të fundit mijëra hektarë tokë janë djegur, banesa të shumta janë shkrumbuar dhe mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre./Euronews
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor