Lajme
OBSH: Rastet me COVID-19 janë trefishuar në të gjithë Evropën
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se rastet me coronavirus janë trefishuar në të gjithë Evropën në gjashtë javët e fundit, duke përbërë gati gjysmën e të gjitha infeksioneve në nivel global. Përveç kësaj, normat e shtrimit në spital janë dyfishuar gjithashtu, megjithëse pranimet në kujdesin intensiv kanë mbetur të ulëta, shkruan AP.
Në një deklaratë të martën, drejtori i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, e përshkroi COVID-19 si “një sëmundje të keqe dhe potencialisht vdekjeprurëse” që njerëzit nuk duhet ta nënvlerësojnë.
OBSH ka bërë të ditur se 53 vendet në rajonin e saj evropian, i cili shtrihet në Azinë Qendrore, raportuan rreth 3 milionë infeksione të reja me coronavirus javën e kaluar dhe se virusi po vriste rreth 3,000 njerëz çdo javë.
Globalisht, rastet e COVID-19 janë rritur gjatë pesë javëve të fundit, edhe pse vendet kanë zvogëluar numrin e testimeve./Euronews
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











