Lajme
Zvicër, infeksionet do të rriten rekord “për dy deri në katër javë”
Ndërsa numri i infeksioneve të koronavirusit për shkak të Omicron dhe nënvarianteve të tij shumë ngjitëse janë rritur në javët e fundit – gati 56,000 infeksione të reja janë raportuar në Zvicër në një hark kohor prej një jave – më e keqja nuk ka ardhur ende, thonë ekspertët shëndetësorë.
“Ne ndoshta do të kemi kulmin brenda dy deri në katër javësh”, tha Huldrych Günthard, profesor i sëmundjeve infektive në Spitalin Universitar të Cyrihut në një intervistë me Blick të dielën.
Kjo do të thotë se numri i rasteve do të vazhdojë të rritet deri rreth mesit të gushtit, megjithëse sipas Günthard dhe ekspertëve të tjerë shëndetësorë, nënvariantet e Omicron nuk çojnë në komplikime serioze në shumicën e rasteve.
I pyetur për parashikimet epidemiologjike për vjeshtën dhe dimrin, ai tha se “vaksinat e reja kundër variantit Omicron duhet të vihen në dispozicion” së shpejti, duke shtuar se “duhet të mendojmë tashmë për mënyrën më të shpejtë të shpërndarjes së vaksinës së re. Ne kemi nevojë për një strategji të qartë”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













