Lajme
Ekuipazhi i shpëton jetën të riut në aeroplanin Münster- Prishtinë
Ky fluturim dramatik i aeroplanit i cili u ngrit nga aeroporti i Münster/Osnabrück ka përfunduar me duartrokitje të mëdha në Prishtinë
Skena dramatike kanë ndodhur mëngjesin e së enjtes në fluturimin “IV341” të nisur nga Gjermania, pak para uljes në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Një 17-vjeçari i ka rënë papritur të fikët dhe pasagjerët i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë.
Por gjendja e tij u përkeqësua, fytyra mori ngjyrë të bardhë. Pastaj një ndihmës ka vërejtur se i riu ka gëlltitur gjuhën – kështu, fillon një garë me kohën.
Ndihmësit e kanë kapur menjëherë djalin në pjesën e fytit dhe i kanë nxjerrur gjuhën, shkruan rtl.de. Por ai ka mbetur edhe më tutje i palëvizshëm. Pastaj atij i kanë bërë masazhe në gjoks njerëzit që e rrethonin, përcjell albinfo.ch Ata gjithashtu përpiqen t’i bëjnë frymëmarrje artificiale. Më pas vjen lehtësimi i madh si për pasagjerët ashtu edhe për ekuipazhin, sepse 17-vjeçari po merrte sërish frymë.
Ky fluturim dramatik i aeroplanit i cili u ngrit nga aeroporti i Münster/Osnabrück ka përfunduar me duartrokitje të mëdha në Prishtinë, ku djali po trajtohet nga një mjeke e urgjencës. Gjendja e tij tani është e mirë, duke pasur parasysh rrethanat.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










