Kosova
Lehtësohet forma e rimbursimit të policave të sigurimit për diasporën
Në polica është vendosur një QR Code
Byroja Kosovare e Sigurimit ka njoftuar se ka lehtësuar qasjen në rimbursim të policave kufitare, duke vendosur QR Code në policë, transmeton Albinfo.ch.
Tash e tutje me vetëm një skanim përmes telefonit qytetarët kyçen direkt në platformën e krijuar nga Ministria e Financave enkas për këtë çështje.
Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, ka thënë se vendosja e QR Code në masë të madhe lehtëson qasjen në rimburimin e policave nga ana a bashkatdhetarëve tanë.
“Me vetëm një skanim përmes telefonit e që merr kohë më pakë se 20 sekonda bashkatdhetarët shumë lehtë kyçen në platformën e Ministrisë së Financave, e cila është krijuar enkas për rimbursim të policave nga Qeveria e Kosovës”, tha drejtori Mazreku.
“Ai më tutje ka bërë të ditur se e gjithë kjo ka ndodhur për t’iu ikur dezniformatave të ndryshme, keqkuptimeve e që ka qëllim të vetëm lehtësimin tej mase të mënyrës për të aplikuar për rimbursim”, thuhet në komunikatën e BKS-së.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












