Lajme
Gjermani: Gati çdo i dyti fëmijë nën 10 vjeç ka origjinë të huaj
15 vjet më parë situata dukej kështu: çdo i katërti fëmijë nën 10-vjeç në Gjermani kishte prejardhje të huaj. Në vitin 2022 gjendja prezantohet kështu: gati çdo i dyti fëmijë nën 10-vjeç ka origjinë të huaj. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Institutit Federal për Hulumtime Demografike në Gjermani. Si njeri me origjinë të huaj konsiderohet ai që është lindur në një vend tjetër apo së paku ka një prind, i cili në momentin e lindjes nuk ka pasur shtetësi gjermane.
Këto kritere momentalisht i plotësojnë 22 milionë njerëz në Gjermani. Ky shtet ka 83 milionë banorë. Studimi tregon se në 30 vjetët e fundit shoqëria gjermane është plakur dukshëm. Në fillim të viteve 90-të mosha mesatare në Gjermani ishte 39 vjet. Tani është 44,6 vjet. Pa të huajt që kanë ardhur në Gjermani viteve të fundit, mosha mesatare e gjermanëve dhe të ishte edhe më e lartë, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
Numri i njerëzve që punojnë në moshën mbi 60-vjeçare është rritur dukshëm. Arsye për këtë është të jetuarit e shëndetshëm. Para 30 vjetësh 60 për qind e personave në moshën mes 60 dhe 65 vjet merrnin pension. Kjo shifër ndërkohë është përgjysmuar.
Edhe modeli tradicional i familjes është duke u zhdukur ngadalë. Më 1996, 40 për qind e burrave të moshës 30-vjeçare jetonin në partneritet dhe me fëmijë në një amvisëri. Vitin e shkuar vetëm 24 për qind. Njerëzit jetojnë shpesh vetëm apo bashkë me fëmijë. Çdo i katërti burrë mes moshës 40 dhe 44-vjeçare në vitin 2021 jetonte vetëm, më 1996 kjo shifër ishte 10 për qind.
Në një koment mbi zhvillimet demografike “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se migrimi në Gjermani është nxitur vazhdimisht. Pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe më vonë në Gjermani kanë ardhur shumë gjermanë që jetonin gjashtë Gjermanisë. Pastaj nga vitet 60-të vala e gastarbajterëve. Me liberalizimin e tregut të punës në kuadër të BE-së në Gjermani kanë ardhur mijëra njerëz nga vendet e BE-së. Më 2015 Gjermania pranoi 1 milion refugjatë nga Siria dhe vende të tjera.
“Në thelb”, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “problemi qëndron te gjermanët. Ata nuk kanë vullnet të sjellin në botë dhe rrisin fëmijët që janë të domosdoshëm për të ruajtur standardin e tyre jetësor. Pa dyshim kjo do ta ndryshojë shoqërinë. Por edhe këtu ka dritë dhe hije: kemi ministër me origjinë të huaj dhe lagje problematike. Në përgjithësi fuqia integruese e Gjermanisë më shumë nënvlerësohet, siç tregon një shikim në vendet e tjera perëndimore – dhe përditshmëria në shumë vendbanime gjermane”./koha.net
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare












