Lajme
Lehtësohet qëndrimi i përhershëm i emigrantëve në Gjermani
Mijëra emigrantë, të cilët kanë jetuar në Gjermani prej vitesh pa leje, do të kenë të drejtë tani e tutje për qëndrim të përhershëm, pasi qeveria miratoi të mërkurën një projektligj të ri për migracionin.
Rregullorja e re, e miratuar nga Kabineti, do të prekë rreth 136,000 njerëz që kanë jetuar në Gjermani për të paktën pesë vjet deri më 1 janar 2022, raporton DW, transmeton albinfo.ch.
Ata që kualifikohen, duhet të aplikojnë fillimisht për një status qëndrimi njëvjeçar dhe më pas të aplikojnë për qëndrim të përhershëm në Gjermani. Kushtet që duhen janë se emigrantët duhet të vërtetojnë se fitojnë para të mjaftueshme për të bërë një jetë të pavarur në vend, të flasin gjermanisht dhe të dëshmojnë se janë “të integruar mirë” në shoqëri.
Ndërsa për të gjithë ata që janë nën moshën 27 vjeç tashmë mund të aplikojnë për një rrugë për qëndrim të përhershëm në Gjermani pasi kanë jetuar në vend për tre vjet.
“Ne duam që njerëzit që janë të integruar mirë, të kenë mundësi të mira në vendin tonë”, u tha gazetarëve ministrja e Brendshme, Nancy Faeser. “Në këtë mënyrë, ne gjithashtu i japim fund burokracisë dhe pasigurisë për njerëzit që tashmë janë bërë pjesë e shoqërisë sonë”.
Rregullorja e re e migracionit gjithashtu do ta bëjë më të lehtë për azilkërkuesit të mësojnë gjermanisht – pasi deri më tani vetëm ata me një shans realist për të marrë azil në vend ishin të pranueshëm për klasat e gjuhës.
Për punëtorët e kualifikuar, si specialistë të teknologjisë së informacionit dhe të tjerë që mbajnë profesione që nevojiten dëshpërimisht në Gjermani, rregullorja e re do të lejojë që ata të mund të lëvizin menjëherë në Gjermani së bashku me familjet e tyre, gjë që nuk ishte e mundur më parë. Anëtarët e familjes nuk kanë nevojë të kenë ndonjë aftësi gjuhësore përpara se të transferohen në vend.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











