Muzikë
Komisioni vendos: Anulimi i Alba Festivalit 2021 ishte diskriminues
Leja për Alba Festivalin 2021 u tërhoq brenda një kohe të shkurtër. Arsyetimi publik për anulimin ishte diskriminues, ka vendosur Komisioni kundër Racizmit
Një ndalim festivali në shtatorin e vitit të kaluar ishte bërë temë politike pothuaj numër një në Zvicër: fjala është për anulimin, në momentin e fundit të festivalit të muzikës shqiptare “Alba Festival” në Cyrih, shkruan albinfo.ch.
Vendimi pati shkaktuar valë kritikash për faktin se disa ngjarje të tjera të mëdha ishin lejuar të mbaheshin në të njëjtën fundjavë, . Madje edhe SVP-ja e kishte quajtur këtë ndalim “ndërsim kundër shqiptarëve”.
Vendimi për anulimin e festivalit u mor nga ministrja në nivel kantoni, Jaqueline Fehr. Politikania e PS-së e arsyetoi anulimin duke thënë se situata epidemiologjike nuk do ta lejonte një ngjarje të tillë. Ajo theksoi shprehimisht se shkalla e vaksinimit në komunitetin ballkanik ishte e ulët, shkruan tages anzeiger. Fehr më vonë u pendua që nga e gjithë kjo kishte lindur përshtypja e diskriminimit. Si udhëheqëse e drejtoratit të drejtësisë kërkoi shprehimisht falje për anulimin afatshkurtër.
Pas anulimit të ngjarjes, kantoni i kërkoi qeverisë federale që ajo të rishikonte veprimet e marra nga kantoni, në këtë rast nga Fehr. Në këtë kuptim, një hetim i pavarur në aspektin e diskriminimit është kryer tani nga Komisioni Federal kundër Racizmit (EKR). Rezultatet e këtij hetimi janë tashmë të disponueshme, siç raporton “Tages-Anzeiger”.
“Ekziston rreziku që të kërkohen koka të kurbanit”
Justifikimi publik për anulimin e Festivalit Alba u ndje me të drejtë si diskriminues, thuhet aty. Në fund të fundit, rregulli 3-G do të ishte zbatuar edhe në këtë ngjarje. Prandaj ishte e parëndësishme të justifikohej refuzimi me incidencën e lartë të infeksionit brenda grupit të popullsisë që lidhet me Ballkanin, transmeton albinfo.ch. Edhe pse rregulli 3-G do të zbatoheshin edhe për ngjarjet tjera të mëdha që u anuluan gjatë verës, kuotat e vaksinimit nuk u përmendën asnjëherë tjetër si arsye e anulimeve. Sipas EKR-së, arsyetimi i anulimit të Festivalit Alba me një shkallë të ulët të dyshuar të vaksinimit tek audienca (ballkanase gjegjësisht shqiptare) mund të kishte krijuar përshtypjen se komuniteti ballkanik mund të ishte përgjegjës për situatën e vështirë epidemiologjike në atë kohë. “Sidomos në kohë pandemie, rrezikohet të kërkohen koka për kurban”, shkruan komisioni në ankesën e tij.
Fehr i është përgjigjur vlerësimit të EKR-së se ajo ishte në dijeni të trajtimit të pabarabartë potencialisht diskriminues. Megjithatë, ajo u gjend në dilemë pasi kishte për detyrë edhe kujdesin ndaj popullatës, transmeton albinfo.ch. Ekspertët e kishin vlerësuar Festivalin Alba në krahasim me eventet e tjera si “qartësisht më të rrezikshëm”.
Jacqueline Fehr tërheq sërish vëmendjen për dilemën në të cilën ndodhej atëherë. Në ndërkohë ka pasur një shkëmbim konstruktiv me themeluesin e festivalit Adem Morina.
Fehr do të vizitojë vetë Festivalin Alba këtë vit.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit











