Kosova
Të gjithë mërgimtarët që paguan policen e sigurimit, do të rimbursohen nga Qeveria
Secili mërgimtar që ka paguar dhe vazhdon të paguaj policen e sigurimit, do të rimbursohet. Mjafton të aplikoni online
Albinfo.ch dje ka raportuar se mërgimtarët që kanë ardhur në Kosovë përmes vijave kufitare, kanë paguar polisat e sigurimit. Kjo e fundit ishte premtuar se shpenzimet e policave do t’i heqë Qeveria e Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Shumë mërgimtarë të revoltuar kanë shkruar në adresen e redaksisë se pse kjo po ndodh, përderisa kryeministri i Kosovës pikërisht në një intervistë për Albinfo.ch pati deklaruar se shpenzimet e policave të sigurimit do t’i heqë Qeveria e Kosovës.
Lidhur me këtë temë, Ministria e Financave të Republikës së Kosovës ka deklaruar se të gjithë mërgimtarët që kanë paguar policen e sigurimit, do të subvencionohen.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se është lansuar formulari elektronik për subvencionimin e policave kufitare për të gjithë bashkatdhetarët që hyjnë në Republikën e Kosovës gjatë vitit 2022. Ndryshe nga herët e kaluara, këtë vit subvencionimi për polica kufitare do të bëhet duke rimbursuar bashkatdhetarët me vlerën e plotë të primit që kanë paguar në kufi. Aplikimin për rimbursim mund ta bëjnë të gjithë bashkatdhetarët që kanë paguar policën kufitare nga data 1 janar 2022 përmes aplikimit në vegëzën në vijim:
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












