Kinema
Çmimi europian shkon për ‘Quo Vadis Aida’
“Quo Vadis, Aida?”, filmi i regjisores boshnjake Jasmina Zbanic fitoi Çmimin Europian të Publikut. Trofe i dorëzuar nga presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
Së bashku me artisten, në marrjen e çmimit në ambientet e Parlamentit Europian në Strasburg ishte edhe një nga të mbijetuarat e masakrës së Srebrenicës.
Ky është një tjetër nderim për regjisoren 47-vjeçare, e cila vijon të rrëmbejë çmime. Kritikët vlerësojnë mënyrë e ekranizimit të historive të dhimbshme të viktimave të luftës.
Quo Vadis Aida risjell në vëmendje masakrën e Srebrenicës në korrik 1995 kur trupat serbe masakruan burrat e djemtë boshnjakë.
Vlerësuar edhe për aktoren protagoniste, filmi tregon ngjarjet përmes syve të një nëne e quajtur Aida, mësuese, e cila punon si përkthyese për Kombet e Bashkuara.
Për regjisoren ngjarjet e vitit 1995 ngjasojnë me luftën e sotme në Ukrainë
“Është vërtet e trishtueshme që ne si europianë nuk mësuam asgjë nga luftërat ballkanike. Nuk mësuam të flasim përpara se gjërat të ndodhin. Tani është një çmenduri lufte. Ka pasur sinjale shenja se lufta po përgatitej dhe ne nuk i pamë këto shenja dhe nuk gjetëm mënyrën se si të shmangnim luftën në Europë. Për mua është vërtet e trishtushme. Trishtohem, sepse kur flasim rreth luftës njerëz po vdesin”, u shpreh Jasmila Zbanic, regjisore e Quo Vadis, Aida.
Fundi i filmit ” Quo Vadis, Aida?” mbetet qëllimisht i paqartë. Shumë përgjegjës të luftës u arratisën pa u ndëshkuar. Filmi është vlerësuar botërisht nga kritikët dhe ka marrë çmime të shumta. Ai u nominua për Luanin e Artë në Festivalin e Filmit të Venecias më 2020 dhe për një vit më vonë edhe për çmimet Oscar./Euronews
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













