Lajme
Trenat e stërmbushur? Kërkohet lejimi i klasit të parë për të gjithë udhëtarët
Sipas kryetares së partisë të Linken (E Majta), Janine Wissler, trenat duhet të hapin tani klasin e parë për të gjithë pasagjerët në trenat e mbipopulluar
Klasi i parë i trenave duhet të hapet për të gjithë. Por, përveç kësaj, gjithçka duhet të bëhet në afat të shkurtër për të rritur kapacitetin, për shembull duke përdorur trenat dykatësh, është shprehur kryetarja e partisë “Linken” (E Majta), Janine Wissler të martën në një vlerësim fillestar të efektit të biletës 9 euro.
Me biletën në fjalë që kushton vetëm 9 euro për një muaj, siç është njoftuar tashmë, pasagjerët mund të përdorin transportin publik lokal në të gjithë Gjermaninë gjatë verës, pra: në qershor, korrik dhe gusht, transmeton albinfo.ch.
Me këtë ofertë mundësohet që më shumë njerëz të përdorin trenin, përfshirë ata që përndryshe nuk e bëjnë këtë, tha Wissler, shkruan dpa.de. Njerëzit i duan çmimet e ulëta.
Mbingarkimi i shumë trenave nuk vjen si pasojë e biletës 9 euro, por e një politike të dështuar të transportit, ka shtuar ajo.
Riaktivizimi i linjave hekurudhore është i nevojshëm sepse kjo bëhet më e shpejtë sesa dërtimet e reja.
Në festën e Rrëshajëve, pak pas hyrjes në qarkullim të biletës 9 euro, shumë trena ishin mbushur aq shumë sa që pasagjerët nuk mund të hipnin më ose të paktën nuk mund të merrnin biçikletat me vete, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, hekurudha ka nxjerrë një bilanc kryesisht pozitiv për qarkullimin gjatë fundjavës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











