Lajme
Gjermani: Kaos i madh dhe vonesa të trenave për shkak të biletave 9 euro
Numri i trenave në dispozicion, thjesht nuk mund të përballojë kërkesën e madhe për trena prandaj ka edhe vonesa dhe kjo shkakton kritika
Siç është raportuar, një biletë e re që kushton 9 euro mundëson udhëtimin falas nëpër gjithë Gjermaninë. Ajo është në shitje nga 1 qershori dhe do të jetë në dispozicion deri në fund të gushtit. Por nxitimi pas një bilete të tillë ka bërë që të mbingarkohen trenat, shkruajnë mediat gjermane.
Video dhe imazhe të trenave të tejmbushur, peronave të mbipopulluar dhe kushteve kaotike po shfaqen aktualisht në të gjithë Gjermaninë, transmeton albinfo.ch.
Numri i trenave në dispozicion, thjesht nuk mund të përballojë kërkesën e madhe për trena prandaj ka edhe vonesa dhe kjo shkakton kritika. Një përdorues i Twitter thotë se situata aktuale është e vështirë për t’u përballuar nga njerëzit që janë në ankth. Dikush tjetër ka frikë nga shpërndarja e mundshme e koronës, për shkak të tollovisë: “Nga pikëpamja e infeksionit, kjo nuk është menduar mirë”.
Por, të tjerë e shijojnë ofertën e lirë dhe shpresojnë që bileta 9 euro të qëndrojë edhe pas verës.
Kjo ofertë është bërë shkas polemikash në Gjermani edhe për një arsye tjetër. Njerëzit “e pasur dhe të bukur” nga ishulli i njohur i luksit, Silt, kishin shprehur shqetësimin e tyre se me këtë biletë të lirë ata do të “pushtoheshin” nga njerëz të “kategorisë së dytë” që, ndryshe nuk mund ta kenë një luks të tillë, pasi në kushte normale, biletat për atje kushtojnë tepër shtrenjt.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












