Lajme
Gjermania ul taksat për karburant
Inflacioni rekord i shkaktuar në pjesën më të madhe nga lufta në Ukrainë ka bërë që Gjermania të prezantojë masa për të lehtësuar barrën e konsumatorëve.
Për të luftuar çmimet e larta të karburantit, Qeveria gjermane ka ulur gjithashtu taksat mbi karburantin. Ndërsa shumë pasagjerë gjermanë të trenave ishin në favor të abonesës, të tjerët kishin frikë se biletat e lira do të çonin në trena të tejmbushur me njerëz dhe destinacione më të ngarkuara pushimesh, raporton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
“Mendoj se është diçka e mirë, një ide e mrekullueshme”, thotë një udhëtare. Ndërkohë disa pika karburanti në Gjermani kanë ulur çmimet e tyre për të kënaqur klientët. “Është rreth 20 centë më pak, dukshëm më lirë, është një ndryshim pozitiv”, tha klienti Fabian Winkler në Mynih.
Por, kishte edhe nga ata që ishin skeptikë për masat e Qeverisë gjermane dhe kërkuan të bëhet më tepër në përballimin e kostos së shtrenjtuar të jetesës.
Masat janë planifikuar të zgjasin për tre muaj, duke filluar nga qershori deri në fund të gushtit. Inflacioni në Gjermani është rritur në 7.9% në maj. Arsyet për këtë rekord të lartë janë lufta e vazhdueshme në Ukrainë dhe problemet e zinxhirit të furnizimit për shkak të COVID-19.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












