Lajme
Sa para fiton një YouTuber me 1 milion ose më shumë abonentë?

Tejkalimi i shifrës së 1 milion abonentëve në YouTube është një moment historik i madh dhe, në terma praktike, shpesh nënkupton që një krijues mund të fitojë “paratë për jetesë” nga platforma.
Krijuesit e YouTube fitojnë para në disa mënyra, por paratë nga reklamat që shfaqen në videot e tyre zakonisht përbëjnë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre, shkruan Business Insider.
Për shembull, vë në pah mediumi në fjalë, Andrei Jikh, një YouTuber financash me 1.7 milionë abonentë, ka fituar 1.6 milionë dollarë të ardhura nga reklamat në më pak se tre vjet.
Një tjetër YouTuber, krijuesja e stilit të jetesës, Tiffany Ma, fiton deri në 11,500 dollarë në muaj nga reklamat në videot e saj, tha ajo për Insider.
Për të filluar të fitojnë para direkt nga YouTube, krijuesit duhet të kenë të paktën 1000 abonentë dhe 4000 orë shikimi gjatë vitit të fundit.
Pasi të arrijnë atë prag, ata mund të aplikojnë për Programin e Partnerëve të YouTube, i cili i lejon ata të fillojnë të fitojnë para nga kanalet e tyre përmes reklamave, abonimeve dhe anëtarësimeve në kanal.
Për çdo 1000 shikime reklamash, reklamuesit paguajnë një tarifë të caktuar në YouTube. YouTube merr 45% të të ardhurave dhe krijuesi merr pjesën tjetër.
Dy treguesit kryesorë për të fituar para në YouTube janë shkalla e CPM-së, ose sa para paguajnë reklamuesit në YouTube për 1000 shikime të reklamave dhe norma e RPM, që është sa të ardhura fiton një krijues për çdo 1000 shikime video.
Por “të ardhurat nga reklamat për kriptovaluta janë shumë më të larta se çdo gjë tjetër që lidhet me financat, si kartat e kreditit apo bankat”, ka thënë Jikh për Insider.
Ndërsa përmbajtja e stilit të jetesës së Ma sjell më pak para, ajo ka përsosur një strategji për të maksimizuar këtë, përcjell Telegrafi.
Shumë nga këta krijues fitojnë para edhe jashtë YouTube.
Graham Stephan, i cili ka 3.4 milionë abonentë, lansoi markën e tij të kafesë, për shembull.
Por paratë e bëra drejtpërdrejt nga YouTube përbëjnë një shtyllë kryesore të të ardhurave të shumë krijuesve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një festë e diversitetit dhe e bashkëpunimit ndërkomunitar Këtë vit me risi në organizim, kjo veprimtari u bë edhe një festë e kulturave të...
-
Kush po i organizon shqiptarët e Zvicrës?, vjen numri më ri i magazinës albinfo.ch
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj